Zbulohet data kur do zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK-ut

spot_img
Advertisements

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani u pyet edhe për procedurat për krerët e rinj të SPAK dhe BKH-së.

Procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet në fillim të dhjetorit.

“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët rreth 10 nëntor të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit por jemi duke e diskutuar me anëtarët e këshillit, besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 kur mbaron mandati i drejtuesit aktual.”, theksoi Bogdani.

E pyetur nëse ka pasur problematika gjatë procesit, ajo tha:

“Lidhur me drejtuesin e BKH ka pasur komunikim për një pretendim që drejtuesi i mëparshëm ka pasur për një zgjatje në mënyrë automatike për një mandat të dytë 5 vjecar në krye të BKH. Kështu që është parashikuar edhe në koordinim me SPAKa që ka kompetencën për procedurën e përzgjedhjes, është vendosur që të aplikohet neni 33 i ligjit që sipas të cilit detyra përfundimtare e këshillit të kryhet në momentin që vjen kandidatja apo propozimi që do të rekomandohet nga SPAK. Nuk mund të themi se ka pasur problematika por diskutime dhe qëndrime të ndryshme për mënyrën se si të interpretohet ligji

Latest articles

Related articles