Cigaret elektronike me nikotinë sa 200 cigare, kërkohet ndërhyrje urgjente në nivel kombëtar

spot_img
Advertisements

Drejtori i Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim ka njoftuar për organizimin e tryezës urgjente të diskutimit për ta trajtuar fenomenin alarmues të përdorimit të cigareve elektronike vape nga fëmijët dhe të rinjtë në afërsi të shkollave.

Ai ka thënë se me anë të kësaj tryeze diskutimi duan ta ngrenë këtë çështje në nivel kombëtar.

Në këtë tryezë, ku do të marrin pjesë ekspertët mjekësorë, si pulmolog, mjek familjar, pediatër, onkolog, specialistë të shëndetit publik, tentohet t’u jepet vëmendje kryesore efekteve të dëmshme që kanë këto produkte tek të rinjtë.

“Për shkak të përdorimit të vape-it që përmban substance që shkaktojnë varësi, si nikotina, e kemi parë të arsyeshme ta ngremë këtë çështje në nivel kombëtar. Ta bëjmë një zë të bashkuar të komunitetit dhe profesionistëve shëndetësorë që do t’i adresojnë sfidat shëndetësore që paraqet konsumimi i vape-it te adoleshentët. Çështja e cigareve elektronike nuk është e rregulluar, mund të shiten e blihen kudo dhe të konsumohen gjithashtu”.

“Substanca që e përmbajnë këto cigare, që është nikotina, shkakton një varësi të lartë dhe në tregun tonë aktualisht po shiten vape që përmbajnë nikotinë sa 200 cigare. Do të thotë, një vape mund të përmbajë nikotinë sa 10 pako cigare. Kjo është e dëmshme për të rinjtë, tek të cilët truri është në zhvillim dhe varësia shkaktohet më shpejt se te të rriturit”, ka thënë ai.

Latest articles

Related articles