“Çdo qytetar i Tiranës humb 1 orë në ditë në trafik”- Florjan Binaj: Ta rregullojmë këtë

spot_img
Advertisements

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ndan me ndjekësit problemin e trafikut në Tiranë.

Binaj i është referuar problemit të trafikut të rënduar në Tiranë.

Ai thotë se një qytetar humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik, kohë që ata mund ta kalonin me prindërit apo fëmijët e tyre.

Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, shkruan Florjan Binaj në Facebook.

Latest articles

Related articles