Reforma zgjidhje, Gjiknuri: Do bëj TANGO me Bylykbashin, jap garanci

spot_img
Advertisements

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është shprehur se nëse palët gjejnë konsensusin dhe ulen në tryezën e bisedimeve, atëherë ata mund të kenë një draft final të reformës brenda 9 muajve, ashtu siç është sanksionuar.

Megjithatë, ai e konsideroi komisionin “një tango” ku secila palë ka kërkesat e veta, dhe duke ju referuar opozitës, ai theksoi se ajo ka të drejtë të ketë kërkesa dhe ai do dalë garant që ato do të dëgjohen.

“Unë nuk jap garanci përveç gjërave që kam në dorë. Aty është një tango, sepse kemi dhe një opozitë që ka kërkesat e saj. Unë jap garanci që do t’i dëgjoj dhe do jemi në punë, që nëse ka konsensus, do ta arrijmë (afatin 9 mujor)”, është shprehur Damian Gjiknuri jashtë Kuvendit.

Latest articles

Related articles