Spiropali qan në Murin e Lotëve, lutet për të gjithë shqiptarët

spot_img
Advertisements

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar. Spiropali vizitoi edhe Murin e Lotëve, Kishën e Varrit të Shenjtë të Krishtit, dhe Xhaminë e Omarit.

“Bekime për ju dhe familjet tuaja nga Muri i Lotëve, Kisha e Varrit të Shenjtë të Krishtit, dhe Xhamia e Omarit, ku çdo hap në tokën e shenjtë të Jeruzalemit të kujton fuqinë e besimit, drejtësisë universale, bashkëjetesën, faljen, paqen dhe nevojën për mirëkuptim mes njerëzve”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Ministrja e Jashtme gjatë vizitës në Izrael u prit në një takim bilateral nga homologu Gideon Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Zamir Ohana. Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendndodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael.

Spiropali vizitoi gjithashtu Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Latest articles

Related articles