Kontroll i befasishëm në qelinë e Veliajt në burgun e Durrësit

spot_img
Advertisements

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar sot në Burgun e Durrësit, në ambientet ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, përfshirë disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, si dhe krerë bandash kriminale.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, përcjell A2 CNN.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur K., Aldo P., Vladimir I., që më pas ju a jepnin edhe politikanëve të izoluar.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në disa ambiente të përbashkëta dhe qeli, pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.

Dhjetëra efektivë janë angazhuar në këtë operacion, i cili vjen në vijim të masave për forcimin e sigurisë brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Latest articles

Related articles