Rama i “tërheq veshin” kryebashkiakëve, u kërkon hartat e pronave të shqiptarëve

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në prezantimin e Paketës së Maleve. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se kjo paketë synon krijimin e një platforme të re investimesh në territoret malore, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Ai theksoi se vetëm në ditën e parë të hapjes së kanalit online për këtë nismë, shprehën interesin rreth 800 persona, kryesisht shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali  i komunikimin online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paktë”, tha Rama.

Teksa më tej shprehu shqetësimin për ritmin e ngadaltë të zbatimit të paketës, duke kërkuar përshpejtimin të procedurave dhe reduktimin e burokracive. Sipas tij, vonesat në dhënien e përgjigjeve për aplikimet po dekurajojnë investitorët potencialë.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë ligjin me shpejtësi. në mënyrë që qytetarët që disponojnë tokën, por nuk e kanë të regjistruar me dokumente, të mund të investojnë në pronat e tyre.

“Paketa e Maleve është ilaçi për një problem 30-vjeçar me pronësinë në zonat malore,” theksoi Rama, duke shtuar se ajo do t’u hapë rrugën investimeve të reja dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këto territore.

Për këtë arsye Rama u “tërhoqi veshin” kryebashkiakëve të pranishëm në këtë takim duke u kërkuar që të identifikojnë zonat prioritare dhe të dorëzojnë hartat e këtyre pronave në të cilat shqiptarët kërkojnë që të investojnë.

Rama: Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali  i komunikimin online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paktë.

Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin që po ecet e një ritëm të ulët në raport me atë që paketa  vetë ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë në kuptimin e mundësisë për t’i dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin këtë interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces dhe nuk kanë marrë përgjigje prej disa muajsh.

Vetë paketa e pranoi që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike, edhe pse është shumë më e lehtësuar se sa ka qenë më parë. Unë i kam thënë edhe deputetëve që më kanë shprehur këtë shqetësim që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe të lehtësohet ligji nga ndonjë ngarkesë e tepërt.

Është shumë më e lehtësuar nga sa ka qenë një proces për të pasur akses në një pronë të cilën e disponon defacto por nuk e disponon me letra. Dhe për këtë arsye unë i kam thënë dhe dias deputetëve që të bëjnë amendiemt përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligji edhe nga ndonjë ngarkesë e tepërt. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Vonesa nga ana juaj është e juaja. Ti Kreshnik çfarë të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Po pse nuk e ke dërguar në qeveri.

Kryebashkiaku i Kuçovës: I kemi shpallur zonat prioritare ne kryeministër. I kemi identifikuar. Jemi duke pritur përgjigje nga ASHK.

Rama: Nëse je duke pritur përgjigje nga ASHK, se s’ta drejtova ty kot pyetjen edhe ty që tund kokën dhe njësoj si ai se ke bërë akoma, nëse pret përgjigje nga SHK nuk ke kuptuar ligjin. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 e ca vjet e njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, posë për 1001 arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e ka në zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20-20 për ta adresuar këtë dhe rezultati nuk ishte ai dëshiruari sepse përsëri ka një komplikim të pashmangshëm mendoj unë për të marrë të gjitha miratimet e atyre kufitarëve të pronës përkatëse.

Për të lehtësuar ata që duan të investojnë në tokën e të parëve të tyre por nuk i kanë dokumentat. Për këta u bë Paketa e Maleve.

Latest articles

Related articles