Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e sotme programin e Trajnimit për deputetët e rinj të PD-së. Sipas njoftimit, takimi do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të mbajnë fjalën Kreu i PD-së, Sali Berisha, shefi i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë Thomas Kunze dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.
Sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas do të flasin deputetët me eksperience, si Jorida Tabaku për Integrimin, Albana Vokshi për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi për Arsimin. Ndërsa në sesion tjetër është parashikuar për të ndarë përvojat politike ndër vite ku folës do jenë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.
Sesioni mbyllet pasdite me leksionin që Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë do ju mbajë deputetëve, me temë: Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi.
Deputetë e rinj nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.