Edi Rama: Ne e dashurojmë Dostojefskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pelenën Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë, nga paratë ruse. Për ne letërsia dhe muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm. Europa nuk di si të përgatitet për paqe.Ka një histori të vërtetë për himnin rus. Himni rus u kompozua kohë më parë dhe pas ndryshimit me politikën e Moskës pas heqjes dorë nga Stalini, Krushovi i kërkoi autorit të tekstit që të ndryshonte tekstin e himnit dhe e ndryshoi. Më pas kur Rusia u bë e pavarur nga Bashkimi Sovietik, autori ndryshoi sërish teksti. Më pas Putini kërkoi një variant të katërt të himnit, por muzika nuk ndryshoi kurrë. Në Kremlin muzika nuk ndryshon kurrë, teksti ndoshta.