Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit, ku një qytetar dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të dyqanit të një kompanie telefonike celulare.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti