Në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata, në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, zbuloi se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh.
“Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata.
Sesi I bën llogaritë Blendi Klosi nuk kuptohet, por seanca e radhës së gjykatës kushtetuese është 3q drejtori. Por sikur të ketë seanca të tjera. Sa do të zgjasë zbardhja. Po dekretimi ?
Dmth ky është skenari më i mirë që kërkon Klosi, pra, refuzimi i kërkesës së Veliajt.
Skenari i keq është pranimi i kërkesës dhe kthimi i procedurës nga e para.