Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare.
Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare.
Në fakt, Këshilli i ministrave përmes sekretarit të Përgjithshëm është institucioni që detyrohet me ligj të sigurojë ambiente partitë parlamentare, jo KQZ.