Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për më shumë se një dekadë, nuk është i panjohur në botën e artit.
Megjithatë, lajmi se galeria e njohur bashkëkohore Société po përfaqëson veprat e tij erdhi si surprizë për shumëkënd, madje edhe për njohësit e artit.
“Société ka kënaqësinë të njoftojë përfaqësimin e Edi Ramës, artistit dhe kryeministrit aktual të Shqipërisë”, shkruhet në faqen e galerisë berlineze.
Rama i bashkohet në këtë mënyrë një grupi ndërkombëtar artistësh në përbërjen e galerisë, përfshirë Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.
Vitin e kaluar, Marian Goodman ekspozoi punimet e tij në hapësirën e saj në Paris: skulptura qeramike me ngjyra të guximshme që duket sikur janë gërmuar nga një recif koralor, si dhe veprat abstrakte në letër – shumë prej tyre faqet e kalendarëve – dhe wallpaper të dizajnuara prej tij.