Deputeti Erjon Braçe ka folur për kandidaturën e PS për Bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë televizive, Braçe ka thënë se nuk i intereson se kush është Manastirliu, as qeveria me emra, por i intereson se çfarë bën dhe çfarë do të bëjë për qytetin.
“Nuk dua të flas për emra. Me të thënë të drejtën edhe në rastin e qeverisë po edhe në rastin e çdo pozicioni tjetër që është me emërim apo me zgjedhje, nuk dua të merrem me emra.
Dua të shikoj çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë. Qeveria si emra mua nuk më thotë asgjë. Ama si qeverisje patjetër që më thotë. Më thotë për mirë apo për të reaguar. E njëjta gjë është edhe te bashkia e Tiranës. Kam parë shumë. Dua të shikoj si qeveriset qyteti, nuk më intereson kush është”, tha Braçe