Drejtori i “Faktor” Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se presidenti Begaj duhet të shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij ligjor pasi gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Lita: Kemi të bëjmë me anullim loje për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës me datë 9 nëntor.
Gjykata Kushtetuese ka ruajtur integritetin e saj dhe kompetencat e saj me një akt vetëmbrojtjeje institucionale duke theksuar se liget dhe kushtetuta duhen lexuar në tërësi dhe jo veç e veç.
Pra neni 115 të cilit i referohet Gjykata Kushtetuese ku theksohet pezullim automatikisht i të gjitha akteve përsa I përket pushtetit vendor nëse ata ankimohen në gjykatën kushtetuese.
Kemi të bëjmë me një ruajte të instiktit të mbijetesës së institucionit.
9 me 0 do të thotë që ata kanë qenë në një mendje tërësore për procedurat që duhen pezulluar dekreti deri sa të gjykohet në themel me datën 31 tetor e më pas sipas vendimit që do jepet do merret dhe pastaj masa nga presidenti për të shpallur një datë tjetër të zgjedhjeve dhe kësisoj do kemi zgjedhje në Tiranë.
Gjithçka do shihet me datën 31 tetor.
Ajo që mund të themi sot është që Presidenti i Republikës do duhet të bëjë një akt të fortë, duke shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij ligjor, zotin Ilir Rusmajli.