PD në ajër, PS nis punën për shkurtimin e bashkive dhe Kodin Zgjedhor

spot_img
Advertisements


Dy ditë pasi në Kuvend, ligjvënësit e PS shprehën vullnetin për nisjen e punës të dy komisioneve të posaçme, atij për reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore, socialistët kanë depozituar draftet në Kuvend.

Komisioni i Reformës Territoriale do të përbëhet po nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të PS dhe 6 do të jenë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. Ky komision i posaçëm pritet të propozojë opsione për ridizenjimin territorial.

Sa i përket Komisionit për Reformën Zgjedhore, ai “ ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore bazuar në trajtimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme të trajtuara të OSBE/ODIHR-it, rekomandime në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025, por edhe trajtimin e rekomandimeve të institucioneve të përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave joqeveritare, si dhe rregullat ligjore për financimin e partive politike”.

Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të PS dhe 8 anëtarë përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike, ndërsa do të të ngrihet edhe grupi i ekspertëve teknikë

Latest articles

Related articles