Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, kolonel (r) përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur pranimin e ‘Medaljes së Nderit për Shërbime të Dalluara’ nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA).
Ishte kënaqësi të merrja pjesë në mbrëmjen gala të zhvilluar nga Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) dhe të pranoja me respekt një vlerësim të veçantë: ‘Medaljen e Nderit për Shërbime të Dalluara’ në fushën akademike të gjeopolitikës, sigurisë dhe të mbrojtjes.
Kjo organizatë dinjitoze e cila drejtohet nga nje oficer shume profesinist me rrenje te forta Shqiptare Elton Shametaj, ka në gjirin e saj përfaqësuesit më të mirë të komunitetit Amerikano-Shqiptar, të cilët prej dekadash kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fushën e inteligjencës, sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit në shtetet e New Yorkut dhe në New Jersey, ka kanë bërë krenar duke përfaqësuar vlerat më të larta të Kombit Shqiptar.
Është pikërisht puna e jashtëzakonshme, profesionalizmi, serioziteti dhe përkushtimi i këtyre ambasadorëve më të mirë të vendit tonë në SHBA, të cilët kanë luajtur një rol të veçantë në forcimin e aleancës midis Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA-ve.
Personalisht kam qënë gjithmonë pranë të gjitha organizatave ‘Think Tank’ këtu në SHBA, shoqatave të ndryshme, etj duke ofruar mendimet e mia modeste, botimet e mia, intervistave të shumta në televizione, pjesëmarrjeve në workshope akademike, bashkëpunim me Kongresin, Senatin në analiza të hollësishme për çështje të ndryshme globale dhe në të gjitha rastet sipas kërkesës duke asistuar studentët Shqiptaro-Amerikanë në universitete në përgatitjen e temave të programeve të tyre të masterit dhe të doktoraturës.
Ndryshimet e sotme gjeopolitike në të cilat po kalon sistemi politik ndërkombëtar, riformatimi i botës dhe kalimi në një botë multipolare, kërkojnë jo vetëm ndjekjen e ngjarjeve të rëndësishme nga TV, por analiza të thella, profesionale, të njëanshme dhe realiste, me qëllim që dy vendet tona Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës në aleancë dhe bashkëpunim strategjik të ngushtë me SHBA-të, të përcaktojnë rreziqet, kërcënimet dhe të forcojnë fushat të cilat lidhen me inteligjencën, sigurinë publike dhe mbrojtjen kombëtare.
Në të kaluarën por edhe në vazhdim, jam i përkushtuar të shtoj më tej përpjekjet në këtë drejtim, duke sjellë në jetë për publikun dhe gjithë të interesuarit në këto fusha libra të tjerë, të cilët botohen për herë të parë në hapësirën Ballkanike por jo vetëm.
Ndërkohë siç e kam premtuar gjatë takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe me ish kryeministrin Ramush Haradinaj, ngelem i përkushtuar që në rast se është e nevojshme jam i gatshëm të jap kontributin tim modest në këtë fushë.
Edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë për: ‘Medaljen e Nderit për Shërbime të Dalluara’ me motivacionin:
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit
Medalja e Nderit për Shërbim të Dalluar.
I jepet Dr. Kolonel (Ret) Dritan Demiraj.
Në nderim të përjetshëm për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të palëkundur ndaj Kombit Shqiptar.
Një komandant ushtarak i paepur, strateg vizionar dhe studiues i shquar, Dr. Demiraj ka formësuar shtyllat e mbrojtjes kombëtare, kundër-terrorizmit dhe mendimit gjeopolitik përmes udhëheqjes së tij të pakrahasueshme dhe forcës intelektuale.
Me mbi 60 libra të publikuara dhe dekada shërbimi në nivelet më të larta të sigurisë dhe detyrës publike, trashëgimia e tij mbetet si një mbrojtës i sovranitetit të Shqipërisë, një simbol i integritetit dhe i një zë urtësie për brezat që do të vijnë.
Me mirënjohje të thellë dhe të përhershme,Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA).
New York, October the 6th 2025.
Me kete rast dua ti shpreh mirenjohjen me te thelle familjes time, pa mbeshtetjen e se ciles nuk do te kisha mundur asnjehere te arrija keto suksese.
Për të gjithë të interesuarit, më poshtë në foto gjeni titujt e disa nga librat e kolanës të gjeopolitikës, sigurisë, mbrojtjes dhe të kundër-terrorizmit tashmë të botuara në SHBA dhe ne Shqipëri.e