Partia “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka vendosur të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lapaj theksoi se vendimi është marrë në përputhje me qëndrimin e shpallur më herët për të mbështetur një kandidat të pavarur, duke shtuar se “ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë”.
Në këtë mënyrë, Lapaj i bashkohet faktikisht linjës së Partisë Demokratike, e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për kandidaturat në Tiranë, por në mënyrë të heshtur nuk ka kundërshtuar publikisht Binajn.