Rovena Dilo: Po të dëgjojnë rep shqiptar, 50% e të rinjëve bëhen kriminelë

spot_img
Advertisements

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka ndezur diskutime pas një deklarate të fortë për reperët dhe ndikimin e muzikës rap në shoqëri. Teksa ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, Dilo shprehu shqetësimin e saj rreth asaj që e përshkroi si një “zhanër provokativ” që mund të nxisë sjellje të rrezikshme dhe të polarizojë të rinjtë.

“Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë,” tha Dilo, duke shtuar se muzika duhet të jetë “një mjet ushqyes, frymëzues, zbukurues” dhe jo një impuls drejt dhunës apo ekstremizmit. Ajo ngriti pyetjen retorike se çfarë e frymëzon një reper të marrë një kallashnikov dhe të vrasë, apo të hedhi shampanjë në koke.

“Po të dëgjosh repin shqiptar, 50% bëhen kriminelë. Ky është frymëzimi që u jep. Muzika duhet të jetë një mjet ushqyes, frymëzues dhe zbukurues, ku të çon kjo? Ky zhanër është tepër provokativ. Çfarë të frymëzon një reper: të marrësh një kallashnikov e të vrasësh, apo të hedhësh shampanjë në kokë?”

Latest articles

Related articles