Shefi i Forcave Ajrore Amerikane zbulon kur do të fluturojë F-47 i parë

spot_img
Advertisements

Avioni i parë luftarak F-47 i Forcave Ajrore, i cili po ndërtohet nga Boeing pritet të ketë fluturimin e tij të parë në vitin 2028. Kështu njoftoi Shefi i Shtabit, Gjenerali David Allvin teksa fliste në Konferencën Ajrore dhe Hapësinore. Sipas tij ekipi i Boeing punoi shpejt për të filluar prodhimin e avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë pasi përzgjedhja e tyre u njoftua në mars.

“Është platforma që, së bashku me pjesën tjetër të familjes shoqëruese të sistemeve, do të sigurojë dominimin ajror në të ardhmen. Në pak muaj që nga njoftimi i F-47, ata tashmë kanë filluar të prodhojnë prototipin e parë. Jemi gati të ecim shpejt. Duhet të ecim shpejt”, tha Allvin.

F-47 synon të zëvendësojë F-22 Raptor. Pak dihet për avionin tejet të klasifikuar, por pritet që ai të ketë aftësi të teknologjisë së fundit për të bërë lëvizje të fshehta, armë dhe motorë, si dhe të fluturojë me dronë autonomë të njohur si avionë luftarakë bashkëpunues.

spot_img

Latest articles

Related articles