Avokati i Metës bën ndërhyrje kirurgjikale: Tani jam mirë

spot_img
Advertisements

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar së fundmi lidhur me mungesën e tij në sallën e gjyqit një ditë më parë. Përmes një videomesazhi të postuar në rrjetet sociale, Cakrani bën me dije se nuk mundi të ishte i pranishëm në seancën që do të mbahej për ish-presidentin Ilir Metën pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Duke mos dhënë më tepër detaje, avokati thekson se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se javën tjetër do t’i rikthehet aktivitetit të tij.

“Ja ku u takuam përsëri. Unë doja t’u falënderoja të gjithëve dhe bashkërisht një nga një për mesazhet që më keni nisur dje duke më uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tani jam mirë. Besoj se këto ditë do kthehem dhe do filloj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit shumë për interesin tuaj ndaj meje. Do shihemi javën që vjen”, shprehet Cakrani

spot_img

Latest articles

Related articles