Avokati i Metës, Cakrani: Veliaj i persekutuar politikisht

spot_img
Advertisements


Avokati Kujtim Cakrani tha në Mcn Live se seanca e mbajtur dje në Bashkinë e Tiranës për shkarkimin e Veliajt ishte më e turpshmja e zhvilluar ndonjëherë. Cakrani vë në dukje se Veliaj është persekutuar politikisht dhe i është mohuar e drejta kushtetuese për t’u dëgjuar, gjë që sipas tij nuk ndodhte as në regjimin e Enver Hoxhës.

“Ajo që i është bërë Veliajt është persekutim politik, pastaj juridik s’e di, sepse do ta shikojmë si do ecë procesi dhe çfarë provash ka. Deri tani s’ka asnjë arsye që ne t’i themi publikut që SPAK po punon pse ka marrë të pandehur 3 zyrtarë të lartë. Ne duhet të heqim dorë nga këto linçime. Kjo prokurori dhe gjykatë janë bërë për të dënuar njerëz. S’mund të themi që çështja e Veliajt është e barabartë me atë të Metës dhe Berishës, që kanë qenë historia politike në 34 vite. SPAK më shumë se ka bërë propagandë, qoka të ambasadorëve, kryeministrit dhe kështu me radhë.

Ka qenë seanca bashkiake më e turpshme e zhvilluar ndonjëherë. Këtu s’është vetëm problemi që ata vetëm e tradhtuan Veliajn, sepse tradhtia është çështje morale. Edhe Enver Hoxha kur dënonte Beqir Ballukun, Mehmet Shehun dhe Kadri Azbihun, ua jepte mundësinë atyre që dënonte që ata të flinin para Byrosë Politike. Erion Veliajt i është mohuar një e drejtë kushtetuese, e drejta për t’u dëgjuar. Duhet të jepnin një shpjegim, relatim, t’ua dërgonin avokatëve. As me Enver Hoxhën nuk krahasohen. Opozitarët dje duhet të kishin abstenuar! Dje e kishin momentin më të mirë. Kur e kërkuan ata shkarkimin u shpërfillën dhe dje duhet të tregonin një dinjitet, që ne s’bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ajo që kanë bërë dje është një seancë e neveritshme”.

Cakrani tha se 30 deputetë të PS e PD janë të promovuar nga oligarkia dhe Rama është i kapur nga oligarkët. Po ashtu ai shton se oligarkia ka prokurorët dhe gjykatësit e vet. Po ashtu Cakrani tha se disa kryetarë bashkie janë zgjedhur nga oligarkia.

spot_img

Latest articles

Related articles