5 vende të BE duan Izraelin jashtë Eurovisionit, përndryshe nuk do të marrin pjesë

spot_img
Advertisements

Pas njoftimeve nga Irlanda, Sllovenia, Holanda dhe Islanda, Spanja të mërkurën u bë e para nga pesë sponsorët më të mëdhenj të Festivalit të Këngës në Eurovision, që njoftoi zyrtarisht vendimin e saj për të bojkotuar edicionin e ardhshëm në Vjenë (12-16 maj 2026), nëse pjesëmarrja e Izraelit nuk anulohet.

“Pesë të Mëdhatë” përfshijnë Spanjën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë. Tërheqja u miratua nga bordi i transmetuesit publik spanjoll RTVE me 10 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Votimi pasoi një deklaratë të Ministrit spanjoll të Kulturës, Ernesto Urtasun, javën e kaluar se Spanja do të duhej të tërhiqej nga eventi nëse Izraeli do të mbetej në listën e vendeve pjesëmarrëse.

Transmetuesi publik holandez AVROTROS tha gjithashtu se “nuk mund ta justifikonte më pjesëmarrjen e Izraelit, duke pasur parasysh katastrofën humanitare që po vazhdon në Gaza”. Një vendim nëse Izraeli do të marrë pjesë në konkursin e këngës pritet në dhjetor

Latest articles

Related articles