Projekti i radhës i Korporatës së Investimeve Shqiptare prek edhe fëmijët jetimë, ku në truallin e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do të ndërtohet një kullë e stërmadhe. Mjeshtrat e betonit duket se nuk kursejnë askënd, as jetimët, të cilët kanë një jetë të tërë që jetojnë atje. Për të mos thënë personali, ku dihet se Shtëpia ka qenë gjithmonë në Rrugën e Elbasanit.
Këta mjeshtra duket se kanë një plan, për të asgjësuar çdo ndërtese të ulët shtetërore në afërsi të qendrës së Tiranës për t’a shndërruar në kulla të stërmëdha, nga ato që ndërtohen gjithmonë nga oligarkët, ku blejnë apartamente apo dyqane persona me të kaluar të dyshimtë.
Trualli ku janë jetimët është shumë i kërkuar nga oligarkët, të cilët prej kohësh e kanë kthyer në një masiv të madh betoni zonën pranë stadiumit kombëtar, tashmë të emërtuar “Air Albania”.