Ka rënë cilësia e Qeverisë dhe opozitës! ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Në 2013, Sokol Olldashi mbajti fjalimin për programin e qeverisë Rama-Meta.

Është fjalimi opozitar më brilant i mundshëm në standardet e Shqipërisë. Nuk është ai fjalimi për votën e Korçës që qarkullon në internet. Jo, është fjalim tjetër, 20 minuta fjalim; nuk e gjej më dot askund fjalimin, e ka vetëm vëllai i Sokolit, Ardiani, se të faqja e tij e pata parë.

Ai fjalim prek temat e programit Rama-Meta prej te rrugët, ndërtimet pa leje, deri të mardhënia midis Ramës e Metës, e për çfarë u bashkuan ata. Ajo lloj fuqie argumentuese arriti të vendosë disi në siklet Edi Ramën qysh në ditën e parë të pushtetit.

Sot pas 12 vjetësh pushtet, ka rënë cilësia e qeverisë por bashkë me të ka rënë cilësia e opozitës. Kur duhej të ndodhte e kundërtra, qeverisë t’i binte epërsia dhe opozitës t’i rriteshin epërsia e legjitimiteti. Sot pas 12 vjetësh, opozita shqiptare nuk ka asnjë politikan i cili të ketë fuqi argumentuese të atillë që ta vendosë qeverinë në siklet dhe tia gërryejë legjitimitetin përpara shqiptarëve.

Këta kanë bindur veten se duke gjuajtur me grushta, me shishe, me blloqe shënimesh, populli do të krijojë simpati për ta. Se duke thënë gjithë ditën narko ky, narko ai, ky heroina ai kokaina, ky karteli e ai me kartelë, njerëzit do të preken e do të emocionohen prej fjalëve të tyre. Kjo nuk ndodh e as ka për të ndodhur. Shqipëria ka ecur disi përpara e nuk jemi njëlloj si në vitin 2000, pra nuk bëjnë sens e skanë më kuptim të njejtat fjalë dhe e njejta sjellje.

Edi Rama e ka braktisur rrugën ku qeveria e fiton legjitimitetin përmes bilanceve, punës dhe investimeve; ai merr pushtetin thjesht me strategji e taktikë. Ndërsa Berisha dhe të gjithë pas tij, kanë braktisur rrugën ku opozita e fiton legjitimitetin me argument, performancë, duke fituar simpati popullore; mendojnë se forca dhe lufta fizikisht me regjimin do iu sjellin legjitimitet.

E pastaj kur ai legjitimitet nuk vjen, nisin shajnë popullin, e quajnë popull të keq që nuk ua pranon modelin e Ramazan Kadirovit të Çeçenisë. Ishalla nuk nisin të rrisin këlyshë tigri e qen Sharri në oborrin e selisë për të dukur më të fortë e më të egër kundër regjimit.

Latest articles

Related articles