Alizoti: Deputetët socialistë janë injorantë! Si do na mbrojnë këta, nëse na sulmon Rusia apo Serbia?

spot_img
Advertisements

Tomor Alizoti thotë se deputetët e këtij Parlamenti janë qesharakë.

Dhe e ka vetëm për ata socialistë, jo për kolegët e tij në PD.

Sipas Alizotit, deputetët socialistë janë injorantë, që nuk njohin asnjë ligj.

“Shiko, situata duke qenë shumë tragjike është edhe komike. Mendoj që Kuvendi, ose fjala kuvend në gjuhën shqipe, brenda vetes ka doza të mëdha serioziteti.

Dhe nëse ka një gjë sot që në të vërtetë është shumë tragjike, është realisht tragjike, është sepse në çdo kuvend që ka patur ky popull, në ato të voglat nëpër fshatra, male, fusha, kudo, ka patur një element që ka qenë serioziteti.

Kuvendi i sotëm është një garë cirku, kush mund të duket me karagjoz se tjetri. Dhe kjo situatë në këtë vend me një krizë kaq të madhe, sociale, ekonomike, shoqërore, në këtë botë dinamike e cila gjithë rendi botëror lufton ose është në një fazë të një rendi të ri botëror, është komplet jashtë orbitës, është jashtë tokës. Është në kozmos fare.

Dhe kjo është një tragjedi e madhe për vendin. Pra ai kuvend aty, dje kishte një diskutim për çështjen e kushtetutës dhe një pjesë e madhe nuk e kupton në vetvete çfarë është kushtetuta. Që ligji themeltar, ligji baze që përcakton linjën e një shteti, a është shtet totalitar, diktatorial, demokratik, bazohet në kushtetutë, ata e shkelin në një mënyrë… me një diletantizëm sepse nuk e kuptojnë.

Sepse fatkeqësia është, duhet thënë, njerëzit e kuptojnë që ky mund të jetë parlamenti më tragjik.

Balla dhe disa të tjerë janë njerëzit që e dinë mirë këtë gjë bashkë me liderin e tyre. Shiko, kur je tërë kohës me të keqen, ndonjëherë e kupton por edhe e shijon. Ky mund të jetë nga pjesa që e shijon këtë gjë.

Megjithatë duhet thënë që parlamenti është tragjik, është turp ta them por është turp të jesh pjesë atje në Kuvendin Popullor të Shqipërisë me një pjesë të madhe të atyre që do kesh dhe do të shikohen lëkundje të forta sizmike.

Nuk kemi të bëjmë me politikë. Si mund të jesh më votuari? Këtë e dinë të gjithë. Nuk mban dot një fjalim politik. Po të kishin lënë këta më të votuarit e di ti se çfarë emri do më kishin vënë mua apo kolegëve? Do të ndërtosh ligje, do japësh një vizion për këtë vend.

Po çfarë do të ndodhë më Shqipërinë. Sepse unë e thashë, sepse unë gjithmonë kapërcej tek politika e jashtme. Është shumë rëndësishme. Është Evropa në një krizë të madhe. Nuk po di. Sepse tërheqja e Amerikës, pozicionimi i saj te Kina, ngel ajo e pambrojtur.

Si do të mendojmë ne për Kosovën, si do unifikohemi, si do mbrohemi nëse nesër Rusia provokon, Serbia…

Shumica aty nuk e marrin vesh. Jemi në një kaos, në një cirk të madh që shumica aty luajnë me topa, ca luajnë me kafshët.

Dhe jemi në këtë cirk, ata nuk e kuptojnë njëherë. Do ta mbajë dikush që ka marrë 20 mijë vota, që nuk e di fare se çfarë është, p.sh, memorandumi i Bukureshtit në lidhje me Ukrainën për sigurinë e Evropës.

Se do ta diskutojë në Kuvend ai. Ata dinë vetëm, me jep kaq, të jap kaq. Pazar….”, tha ai.

Latest articles

Related articles