Rebelim në PS, këshilltari i Mazniku dhe drejtuesi i MJAFT kundër shkarkimit të Veliajt

spot_img
Advertisements

Mbledhja e këshilltarëve të majtë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e PS, ka përfunduar rreth orës 18:30, me socialistët që kanë vendosur të shtyjnë përpara kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në paraburgim.

Burime nga mbledhje bëjnë me dije se këshilltarëve bashkiakë u është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me argumentin se mungon prej 3 muajsh në detyrë. Burimet sqarojnë më tej se kërkesa për shkarkimin e Veliajt përmban pak a shumë pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, ku i hapi rrugë zgjedhjeve të pjesshme për kryeqytetin, duke ia besuar këtë garë, ish-ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.

Mediat mësojnë se rezistencë për të firmosur kërkesën ka bërë këshilltari Aldo Mërkoçi (ish kreu i MJAFT dhe këshilltar i Arbjan Maznikut) edhe pse në fund ka hedhur firmën së bashku me të gjithë kolegët e tij. Ai ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.

Edhe Eridian Saljanji e ka konsideruar të vështirë zbatimin e këtij vendimi politik për shkak të bashkëpunimit prej shumë vitesh me Veliajn. Madje nëse do te ishte në kushte për të zgjedhur mes postit të tij dhe Veliajt, ky i fundit është shprehur se ishte i gatshëm të “sakrifikonte” veten.

Po ashtu është vendosur që të martën e ardhshme, në orën 16:00, të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë vendimin.

Latest articles

Related articles