Esiona Konomi
Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.
“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.
“Po e bën me urgjencë,”-tha.
Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.
Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:
Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:
- Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.
- Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.
- Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.
- Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.
- Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.
Evis Fico Shefe Kabineti
Zhaklina Gjolla Zëdhënëse
Boralda Lalollari Këshilltar
Glen Mebelli Këshilltar
Knut Frankestein Këshilltar
Kosta Barjaba Këshilltar
Ejona Isufaj Këshilltar
Edon Beci Këshilltar
Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm
Liridona Limani Këshilltar i jashtëm
Erisjan Bregu Sekretar
Danja Peza Sekretar
Miranda Lila Ekspert
Lidiana Dushku Ekspert
Sadi Vorpsi Ekspert
Megi Zonja Ekspert i jashtëm
Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm
2 pozicione ekspert vakant
“𝐀𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐲 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐙. 𝐍𝐢𝐤𝐨 𝐏𝐞𝐥𝐞𝐬𝐡𝐢”,-më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion.