Sinodi i Kishës Orthodhokse Autoqefale zgjedh dy mitropolitë të rëndësishëm

spot_img
Advertisements

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanit, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në selinë e Qendrës Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:

  1. Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Gjirokastrës Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, Hirësi Nathanailin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
  2. Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Korçës Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, Hirësi Anastasin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.

Latest articles

Related articles