Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dhënë këshilla të rinjve të PS-së për sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët, ashtu edhe gjatë takimeve zyrtare.
Gjatë diskutimeve, Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira dhe batutat për kolegët e tij më të vjetër. Ai përgëzoi Vasil Llajon për drejtimin e seancës së parë të Parlamentit si deputeti më i vjetër, duke shtuar se nëse do ta kishte ditur më herët aftësinë e tij, Llajo mund të kishte qenë edhe Kryetar i Kuvendit.
Duke iu referuar Niko Peleshit, kryeministri komentoi me humor:
“Ka fat ky korçari.”