Kryetarja e gjykatës së PD zbulon identitetin e Nesti Angonit, i bëri gropën Veliajt

spot_img
Advertisements

Avokatja Adriana Kalaja thotë se pas pseudonimit Nesti Angoni qëndron Arbian Mazniku. Në studion e MCN Informacion, Kalaja analizoi detaje të dosjes Veliaj, si roli i bashkëshortes Ajola Xoxa dhe bashkëpunimi me biznesmenët e përfshirë.

Veliaj në pamundësi të të shkuar për të bërë pazaret me Çim Fushën, ka ngritur këtë skemë. Unë kam çuar dosje pa fund. Të gjitha, Ajola Xoxa i ka bërë se kishte bashkëshortin. Unë kam qenë nga të parët që kam thënë shumë mirë ka bërë gjykata me masën e sigurisë. Të prmovoheshe si artist duhej të kaloje përmes fondacioneve dhe shoqatave të Ajolës.

Vepra e korrupsionit është tango që do dy veta. Prandaj ligji i ka ndarë në korrupsion aktiv dhe pasive. Janë të dy palët bashkëfajtorë. Vendimin për Veliajn e ka marrë Edi Rama. Unë e kisha informacionin që në shkurt 2024. Edi Rama përmes Nesti Angonit ka çuar në prill 2024 të gjitha ato që donte. Këta biznesmenët mund të jenë njerëz që kanë shkelur në kallot e Edi Ramës. Fakti që 60% e investimeve vijnë nga para të pista është kambanë alarmi.

Mendoj që pas Nesti Angonit është Arbjan Mazniku. Nëse SPAK i duhet të marrë diçka në shtetet partnere, SPAK-ut i duhet vetëm vullnet i mirë. E vetmja gjë që mund ta shpëtonte Erion Veliajn ishte që ai duhej të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke treguar të gjitha krimet.

Latest articles

Related articles