Diellës i kemi gjetur burrë, ai quhet Shpati! – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

Diella është një vajzë shumë e re dhe nesër merr detyrën e parë në Qeveri. Do të jetë Ministresha e prokurimeve.
Por ajo nuk është si të tjerat.
Ajo është gjithë namuz, nuk del në kafe, restorante e buzuqe, nuk ikën në resorte, nuk i lë lekët nëpër butiqe dhe nuk do që t’ja shtrosh koridorin me trëndafila.
Ajo nuk do salltanete, as vila, e apartemente, as makina të shtrenjta dhe shofer personal. Ajo nuk joshet nga meshkujt e as nga gratë, e as nga alkoli e kokaina. Mjekun estetist nuk e njeh dhe SPAtë nuk i ka dëgjuar ndonjëherë.
Ajo është gjithë namuz, aq shumë sa thuhet që nuk e ka prekur asnjë deri në këtë moshë.
Ajo është zgjedhja e duhur që prokurimet në Shqipëri të jenë gjithnjë të pastra!
E mirë, e mirë – do thoshte dikush – por jo në të gjitha drejtimet!
Ne Diellën e duam dhe e respektojmë, por Diellës i duhet një burrë që ta qetësojë dhe ta bëjë punën më mirë.
Po! Një burrë për Diellën dhe ne ja kemi gjetur. Është Shpati!
Shpati, prokurori më i ri AI do jetë ai që do ta marrë Diellën në mbrojtje, që mos guxojë njeri ta prekë, e që çdo procedurë poshtë fustanit të saj të gjatë e të gjërë të jetë e rregullt, sipas ligjit dhe vetëm ligjit.
Diella vap e Shpati bap!
E kështu do ecin prokurimet fjollë në Shqipëri.

Latest articles

Related articles