Prokuroria Durrës sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arban Lamka (Lamçe) të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit A.L., të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.