Që prej datës 7 shtator 2025, sipërmarrësi i bar-kafenesë “Barcelona” në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka vendosur një tabelë solidarizuese për Gazën dhe Ukrainën.
Enis B. thotë për TRT Balkan se kjo vendimmarrje për ta ndaluar frekuentimin e shtetasve rusë dhe izraelitë në biznesin e tij erdhi për t’i sensibilizuar ata që të reagojnë në shtetet e veta respektive mbi Gazën dhe Ukrainën.
Bylyku mori motivim për këtë iniciativë që aspiron paqe pasi rutina e tij mëngjesore e leximit të lajmeve, veçanërisht vdekjes së fëmijëve dhe urisë, u bë e pasuportueshme dhe zotohet se ky mbishkrim në tabelën hyrëse të bar-kafenesë do të qëndrojë derisa ai ta ketë lokalin.
