Hetimet për vjedhjen e fondeve të BE-së sjellin zyrtarët në Tiranë

spot_img
Advertisements

Në datat 8 dhe 9 tetor, Tirana do të mirëpresë seminarin rajonal të rrjetit AFCOS me vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky organizim i rëndësishëm, që zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të mbrojtur interesat e saj financiare, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit kundër mashtrimit me fondet evropiane dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF).

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, e cila këtë vit luan rolin e mikpritëses.

Por seminari zhvillohet pas një viti jo të favorshëm për Shqipërinë, e cila ndodhet nën vëzhgim të shtuar nga ana e OLAF-it, pas zbulimit të mëparshëm të një skandali që lidhet me keqpërdorimin e fondeve të programit IPARD II.

Në raportin e saj vjetor të publikuar në qershor të vitit 2024, OLAF konfirmoi se një shumë prej 33 milionë eurosh nga fondet e Bashkimit Evropian, të destinuara për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, janë abuzuar në mënyrë të sistematizuar.

Hetimi, që përfshiu edhe analiza forensike digjitale të dokumenteve dhe kontratave, nxori në pah një seri shkeljesh të rënda, duke përfshirë manipulime në fazën e përzgjedhjes së projekteve dhe zbatimit të tyre.

OLAF identifikoi praktika si detyrimi i aplikantëve për të paguar kompani lokale konsulence në këmbim të përfitimit të grantit, zhvillimi i tenderëve me konkurrencë të manipuluar, çmime të fryra dhe shkelje të drejtpërdrejta të rregullave kontraktuale.

Latest articles

Related articles