Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre persona, në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, të akuzuar për përfshirje në një rrjet kontrabande njerëzore drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.
Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë shtetasit Cerkez Nikoci, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani.
Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi Hazir Maçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE.
Më pas, emigrantët transportoheshin në ishujt e Karaibeve, për t’u dërguar në destinacionin final, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerik



