Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij të moshës 27 dhe 20 vjeç. Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të riun Elis Miftari. Ndërsa dy vëllezërit e tij Zenel dhe Alfons Miftari ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.



