Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për protestat në Nepal, ku deri janë vrarë të paktën 22 persona.
Berisha shprehet se rinia është ngritur në protesta të fuqishme dhe triumfoi.
“Diktatori komunist i korruptuar i Nepalit ndaloi mediat sociale. Rinia, gjenerata Z, u ngrit në protesta të fuqishme, diktatori qëlloi mbi protestuesit e pamposhtur dhe vrau 22 të rinj. Por protesta triumfoi, diktatori ia mbathi me helikopter. Nderim martirëve të fjalës së lirë dhe antikorrupsionit”, shkruan Berisha.