Ministrja me shumë mandate: Gjirokastritët po mësojnë spanjisht!

spot_img
Advertisements

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj po e zgjeron tregun turistik shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin gusht u regjistrua një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“E rëndësishme nuk është vetëm të sjellim turistë, por edhe t’i mbajmë ata, sepse secili kthehet në një promotor natyral të Shqipërisë” tha ministrja.

Duke sjellë shembullin e Gjirokastrës, Kumbaro theksoi se bizneset po përshtaten me kërkesat e reja të tregut, madje shumë sipërmarrës vendas po mësojnë spanjisht, për t’u përgjigjur më mirë fluksit të turistëve nga Amerika Latine dhe Spanja, që sipas saj janë të shtuar ndjeshëm falë “efektit të ambasadorëve bio”.

Në Gjirokastër për shembull… mos qeshni! Bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele sepse është rezultat i ambasadorëve bio” u shpreh Kumbaro.

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë i ka bërë thirrje bizneseve që rritin kualitetin e shërbimit pasi objektivi i viteve të ardhshme nuk është sasia por cilësia e turistëve me qëllim që të shpenzojnë sa më shumë në vendin tonë.

Latest articles

Related articles