Ministrja suedeze humb ndjenjat në podium, përplas kokën (video)

spot_img
Advertisements

Ministrja e re e Suedisë, Elisabeth Lann gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, humbi ndjenjat dhe u rrëzua. Si pasojë ministrja ka goditur kokën në podium.

Menjëherë kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren. Më pas ministrja Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.

Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë

spot_img

Latest articles

Related articles