Një sasi specash të kuq nga Shqipëria janë bllokuar në Slloveni, me pesticide të frikshme

spot_img
Advertisements

Një sasi specash të kuq të eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë është tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi në to u zbuluan nivele të larta pesticidesh si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid.

Kompania sllovene “Geaprodukt” u ka kërkuar konsumatorëve të kthejnë ose të hedhin produktin, ndërsa ka dhënë edhe udhëzime për kujdes shëndetësor në rast kontakti me specat e kontaminuar.

Ndërkohë, edhe Kroacia ka bllokuar mbi 5 ton pjeshkë shqiptare për shkak të niveleve të larta të nikelit. Produkti ishte i destinuar vetëm për eksport dhe nuk kishte hyrë në tregun shqiptar. Pas analizave, pjeshkët janë asgjësuar dhe rasti është përcjellë për hetime të mëtejshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri

spot_img

Latest articles

Related articles