Arbenita Ismajli: Fero shet dr0gë, më ka tradhtuar kur isha shtatzënë

spot_img
Advertisements

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë akuza të rënda publike ndaj ish-partnerit të saj, reperit Fero. Në një postim në Instagram, ajo ka renditur disa akuza, përfshirë përfshirjen e Feros në shitjen e drogës, tradhti gjatë shtatzënisë dhe dhunë fizike kur mbante vajzën e tyre në krah.

Arbenita thotë gjithashtu se Fero nuk ka ofruar mbështetje financiare, emocionale apo shpirtërore për vajzën e tyre, ka abuzuar me kokainë dhe ka përdorur vajzën për t’u dukur si baba i mirë në media. Ajo deklaron se ka prova për disa nga akuzat, duke përfshirë shitjen e lëndëve narkotike dhe dhunën.

Në postimin e saj, modelja rendit gjithashtu se Fero ka penguar karrierën e saj, ka vonuar procesin e divorcit, ka ushtruar presion psikologjik dhe fizik, dhe ka bërë deklarata të rreme në media dhe gjykatë. Ajo paralajmëron gratë që kalojnë situata të ngjashme të qëndrojnë të forta dhe të mos dorëzohen.

ADVERTISING

Për momentin, Arbenita ka ngritur disa padi ndaj ish-partnerit të saj, dhe sipas saj, përkundër urdhër-arresteve, policia nuk ka ndërmarrë veprime.

“Ai ka të drejtë, historia e tij nuk është treguar kurrë, sepse nuk kam dashur që vajza ime dhe të tjerët ta shohin si përbindësh.

Por tani po e tregoj unë disa nga të vërtetat:

Ka abuzuar me kokainë (madje ia kam paguar rehabilitimin dhe sërish është kthyer tek ajo).
Më ka tradhtuar disa herë gjatë lidhjes, edhe kur isha shtatzënë.
Nuk ka pasur të ardhura të qëndrueshme, as nuk ka ndihmuar financiarisht për vajzën tonë.
Nuk ka ofruar kurrë mbështetje emocionale, mendore apo shpirtërore për fëmijën tonë.
Më ka goditur ndërkohë që mbaja vajzën në krahë, në prani të nënës sime.
Është përleshur vazhdimisht me të tjerët, ka qenë disa herë në burg, edhe për shkak të muzikës apo personave që frekuenton.
Kam prova që shet drogë – çfarë shembulli është ky për një fëmijë?
Nuk është në gjendje të kujdeset për veten, ende fle tek nëna e tij.
Ka refuzuar të ndahet ligjërisht, edhe pse kemi qenë të ndarë për tre muaj me radhë.
Gjatë gjithë lidhjes, çdo gjë e kam paguar unë , shtëpinë, ushqimin, makinat, rrobat, kujdesin për vajzën, sidomos gjatë pandemisë.
E përdor vajzën si armë hakmarrjeje, luan rolin e viktimës dhe gënjen në gjykatë.
Nuk njeh kufijtë personalë – fakti që kemi një fëmijë bashkë nuk i jep të drejtë të më kontrollojë.
Shfaqet pa paralajmërim në vendet ku ndodhem.
Ka qenë në dijeni të të gjitha udhëtimeve dhe shpërnguljeve që kemi bërë me vajzën.
Pasi nuk i pëlqeu që nuk jetojmë në Kosovë, filloi të më pengonte në karrierë duke ndryshuar termat e kujdestarisë.
Në shtator 2023 dha një deklaratë të rreme në gjykatë dhe mori përkohësisht kujdestarinë.
Pa aprovimin tim, e çoi vajzën në shërbimet sociale, me qëllim që të ndryshonte marrëveshjen.
Ka ushtruar presion psikologjik dhe fizik, madje më ka puthur me forcë dhe ka kërcënuar familjen time – që cilësohet si sulm seksual dhe dhunë.
Ka qenë xheloz për mua edhe pas ndarjes.
Papritur “u bë fetar” vetëm që të dukej si person i moralshëm, por gënjen që nuk më ka dhunuar – kam prova për këtë.
Ka falsifikuar një video sikur unë jam “gërryese parash” (gold digger).
Telefoni që përdor është nën emrin tim – më ka vjedhur gjëra dhe më ka borxh mbi 50,000 euro që s’i ka kthyer kurrë.
Ka shtyrë për më shumë se një vit procesin e divorcit, dhe ndërkohë më ka lutur të kthehemi bashkë, me qëllim të më frikësojë.
Në intervistat që ka dhënë, ka bërë akuza të rreme dhe gënjeshtra publike.
Unë po përpiqem ta mbroj vajzën time nga gjithë kjo çmenduri.
Ka deklaruar publikisht që do ma rrëmbejë vajzën dhe do ta rrisë vetë – kjo është e frikshme.
Kam ngritur disa padi ndaj tij, dhe ka urdhër arresti në emrin e tij – por policia nuk po vepron.
E ka përdorur vajzën për t’u dukur si baba i mirë në media, por e ka detyruar stafin të gënjejë, duke e frikësuar dhe traumatizuar vajzën.
Kur është me të, nuk e nxjerr as në park – vetëm në studio.
Ka nënshkruar marrëveshje për kujdestari të përbashkët, por tani thotë që s’e pranon.
Mesazh për të gjitha gratë që po kalojnë të njëjtën gjë: Mos u dorëzoni!

Latest articles

Related articles