Kapet narkotrafikanti i njohur shqiptar në Amerikën Latine

spot_img
Advertisements

Interpol ka arrestuar shqiptarin Soni Pepa në Santo Domingo, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në trafikun e drogës.

40 vjeçari lidhet me ngarkesën prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020.

Gjithashtu akuzohet edhe për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Gjatë arrestimit, atij iu gjetën një pasaportë shqiptare, dokumenta italianë dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.

Latest articles

Related articles