Vizita e Altin Dumanit në ShBA përgënjeshtrimi i çdo akuze – ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Altin Dumani në Departamentin e Shtetit. Kjo është shenjë simbolike se administrata Trump II, do të vazhdojë politikën e administratave Obama, Trump I, dhe Biden. Janë katër administrata, dy republikane e dy demokrate të cilat tek Reforma në Drejtësi kanë të njejtin qëndrim.

Këto katër qeveri amerikane nuk kanë marrë hiç parasysh as ankesat e Edi Ramës se po shkojmë në republikë prokurorësh e mbi të gjitha nuk kanë konsideruar as i kanë vënë në peshore akuzat e Sali Berishës se Reformën nuk e bëri Amerika por George Sorosi, apo akuzat banale se Altin Dumani është “Altin Troplini”, prokuror i krimit etj.

Amerikanët me qëndrim bipartizan tek Reforma, po na thonë se Reforma nuk është e Sorosit por e Amerikës dhe se prokurorët si Dumani nuk janë prokurorë të krimit por aleatë të Amerikës. Ky është mesazhi. Kjo pritje që i bëhet Altin Dumanit është përgënjeshtrimi më i madh që i bëhet çdo akuze e cila ka si synim të minojë imazhin e prokurorisë në shoqëri, duke e paraqitur prokurorinë si të lidhur me krimin, ndërsa të pandehurit si të pafajshëm të cilëve iu bihet kot në qafë.

Është shumë e rëndë që prokurorët e shtetit shqiptar të shkojnë të marrin mbrojtje dhe guxim në ShBA, mirëpo skemi rrugë tjetër; këtu kriminaliteti është i fortë, politika e korruptuar është e fortë me 100 fije në çdo sektor e fushë të shoqërisë dhe, kanë edhe popullsi me vete. Popullsia është në masë të konsiderueshme krahun e korrupsionit dhe abuzimit, aq sa çdo dy vjet i mbron të korruptuarit dhe abuzuesit me votën e vet.

Latest articles

Related articles