1 martohet 100 tërbohen, Policia kallëzon dasmorët që bllokuan Unazën e Madhe

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona dhe po punon për kapjen e një të tretë që penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, duke ndaluar automjetet e destinuara për një ceremoni martesore.

Kontrollet vijojnë për identifikimin e katër drejtuesve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Automjetet e përdorura, të marra me qira, janë në proces sekuestrimi.

Sipas Policisë, nga pamjet filmike të publikuara më 24 gusht 2025, u identifikuan tre persona: E.D., 36 vjeç, D.M., 22 vjeçe, të cilët po procedohen në gjendje të lirë, dhe Xh.A., 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Latest articles

Related articles