Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ballsh. Një 18-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë të mitur të moshës 7-vjeçare.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve ndërsa shoferi është shoqëruar për në polici.
Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



