Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Të ndalet lufta në Gaza, mbrojtje civilëve në tokën e tyre dhe të lirohen pengjet

spot_img
Advertisements

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon përpjekjen e Izraelit për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe marrjen plotësisht nën kontroll të enkalvës. Në një thirrje publike autoriteteve botërore, ky këshill, i përbërë nga përfaqësues të 4 komuniteteve fetare kryesore në Shqipëri, kërkon fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.

“KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor. Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Më 7 tetor 2023, militantë të Hamasit, organizatë që kontrollon Rripin e Gazës, u futën brenda territorit izraelit duke vrarë mbi 1000 persona dhe duke marrë peng 251 persona. Pjesa dërrmuese e tyre janë liruar, ndërsa disa prej tyre kanë humbur jetën. Pas sulmit të Hamasit, Izraeli nisi një operacion të gjerë ushtarak në Gaza, duke rrafshuar thuajse totalisht enklavën. Sipas shifrave të raportuara në mediat ndërkombëtare, numri i viktimave palestineze ka kaluar 60 mijë, pjesa dërrmuese e tyre civilë, kryesisht gra dhe fëmijë

Latest articles

Related articles