Midis njërit dhe tjetrit qëndrojnë shumë gjëra, po më e rëndë është tradhtia.
Midis njërit dhe tjetrës qëndron: dhashiria, por edhe xhelozia.
Midis njërit dhe asnjërit qëndron pafundësia (Aristotel)
Midis kohës dhe hapësirës tokësore qëndron jeta.
Midis dashurisë dhe xhelozisë qëndron urrejtja. (Zogmund Frojd)
Midis pasurisë dhe tregut qëndron paraja, por edhe falimentimi.
Midis nuses dhe burrit të saj, qëndron dasma; sepse pas dasmës, nusja quhet bashkëshortja ose gruaja e burrit të saj të ligjshëm.
Midis pasurisë dhe konkurrencës në treg, qëndron falimentimi; por ka raste jo të pakta që bashkë me falimentimin mund të vijë dhe vetëvrasja e të falimentuarit..
Midis një shkrimtari nobelist dhe një shkrimtari tjetër të suksesshëm, i cili ka shitur mijëra e mijëra kopje të romanit të tij; nuk qëndrin fama në treg, por niveli më i lartë artistik.
Midis Albert Ajnshtajnit dhe teorisë së relativitetit, qëndron Shekulli XX që është shekulli i mrekullisë së hapësirës; kohës dhe energjisë nukleare.
Midis injorantit dhe njeriut të ditur, qëndron argumenti shkencor.
Midis xhelozisë pa faktin e njohur të tradhtisë në çift, dhe realitetit – qëndron marrëzia.
Midis tregut dhe zhvillimit ekonomik të një vendi, qëndron paraja, por midis parasë dhe pasurisë mund qëndrojë edhe falimentimi, domethënë varfëria.
Për të gjitha këto që thamë na duhet të citojmë Ajnshtajnin, që ka thënë:
Në këtë botë gjithçka është relative; por ka dhe vetëm një gjë absolute – që gjithçka është relative (Albert Ajnshtajn)
Spartak Ngjela
27 gusht 2025