Edon Zhegrova, sulmuesi nga Kosova, më në fund është gati të vishet bardhezi me fanellën e Juventusit. Pengesa nuk ishte talenti apo tregu i transferimeve, por fakti se ai quhej… kosovar. Zgjidhja erdhi nga pasaporta shqiptare, e cila i hapi rrugën drejt futbollit italian.
Dhe kush tjetër veçse Edi Rama do të shfaqej si shpëtimtar i kësaj historie? Zhegrova vetë e bëri të qartë duke ndarë mesazhet me kryeministrin: “Edi Rama, faleminderit. Krenar që jam shqiptar.”
Pra, nëse mendonit se për të luajtur në Serie A mjaftojnë golat dhe driblimet… gaboheni. Mjafton një pasaportë e re dhe një “faleminderit” Ramës – pjesa tjetër është propagandë e garantuar.




