Një 46-vjeçar u lokalizua në malin e Tomorrit dhe u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Dorian Beu po lëvizte me automjet kur Forcat Operacinale në bashkëpunim me efektivët e policisë Durrës ndërhynë duke e arrestuar.
Në vitin 2023, GJKKO dha dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.